Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur minibusi i cili ishte raportuar si i vjedhur të shtunën e kaluar.
Pronari kishte njoftuar policinë se nuk e kishte gjetur minibusin në vendin ku e kishte parkuar.
Pas ekzaminimit i është kthyer pronarit minibusi.
“Rr. Luan Haradinaj, Prizren 12-14.10.2024 – 09:00-09:00. Lidhur me rastin më 15.10.2024 rreth orës 10:00 është gjetur, minibusi i cili ishte raportuar si i vjedhur. Pas ekzaminimit i është kthyer pronarit”, thuhet në njoftim.