Home / Teknologji / Ligji Evropian për një karikues universal dhe dilema e Apple

Ligji Evropian për një karikues universal dhe dilema e Apple

Rregullatorët Evropianë do të votojnë mbi çështjen por që ende nuk është përcaktuar se kur do të ndodhë ndërsa Apple mendon se një gjë e tillë dëmton inovacionin dhe konsumatorët. Apple rrezikon të detyrohet të braktisë kabllin Lightning nëse ligjvënësit Evropian bëjnë atë që prej kohësh e lobojnë. Kablli përdoret për të karikuar dhe sinkronizuar shumë pajisje Apple si iPhone.

Por anëtarët e Parlamentit Evropian kërkuan nga Komisioni Evropian që ti detyrojë kompanitë të adoptojnë një metodë universale karikimi. Në pajisjet Android përdoren dy kabllo të tjerë, USB-C dhe micro-USB, ndërsa me iPad Pro e 2018 Apple filloi të tërhiqej prej kabllove Lightning.

Rregullatorët Evropianë do të votojnë mbi çështjen por që ende nuk është përcaktuar se kur do të ndodhë ndërsa Apple mendon se një gjë e tillë dëmton inovacionin dhe konsumatorët.

Sa gjasa ka të ndodhë?
Nëse autoritetet Evropiane vendosin implementimin e këtij rregullimi, pajisjet Apple shitur në Evropë duhet të aplikojnë një metodë të re karikimi.

Ekzistojnë mundësitë që Apple të adoptojë USB-C. Një tjetër opsion mbetet ai i eliminimit të portave të karkimit dhe kabllove në favor të teknologjisë wireless. Shumica e telefonëve Android prodhuar së fundi përdorin portën USB-C.

Pse Bashkimi Evropian e kërkon këtë ndryshim?
Komisioni Evropian ka bërë thirrje për një metodë karikimi që prej një dekade. Në 2009 ishin mëse 30 lloje karikuesish në treg ndërsa tani është reduktuar në tre. Autoritetet kërkojnë reduktimin e mbetjeve elektronike sidomos prej kabllove të cilët përbëjnë 51,000 ton.

Apple dhe 10 prodhues të tjerë lider si Nokia dhe Samsung nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në 2009 për tu dhënë konsumatorëve kabllo micro-USB. Por Apple përfitoi nga situata duke ndjekur rrugën e saj. Më pas në 2014-ën BE-ja kaloi ligjin për pajisjet radio duke rinovuar përpjekjet për një kabëll të vetëm karikimi.

Por a nuk është e ardhmja wireless?
Apple, Samsung dhe Huawei kanë prezantuar produkte të cilat karikohen përmes teknologjisë wireless. Edhe pse është në fazat e para, zhvillimet e reja kanë provuar se teknologjia e karikimit wireless është e aftë të konkurrojë me metodat tradicionale.

Disa analistë parashikojnë që Apple do të heqë pothuajse terësisht portat në iPhone-t dhe iPad-et e ardhshëm duke u mbështetur vetëm në teknologjinë e karikimit wireless./iPhoneAlbania

Kerko gjithashtu

Apple zyrtarisht lançon App Store në Kosovë dhe Apple Music në Maqedoni

Disponueshmëria e shërbimeve të reja do të ndihmojë Apple të rrisë shitjet në segmentin e …