Më 17 Janar reperi më i famshëm i të gjitha kohërave publikoi albumin e tij të 10-të diskografik.
“Music To Be Murdered By” quhet albumi i cili vetëm në javën e parë pas publikimit ka shitur 280.000 kopje vetëm në Shtetet e Bashkuara.
Në një artikull të publikuar nga “Billboard” thuhet se javën e ardhshme ky album do të marrë fronin e klasifikimit të “Billboard 200” si albumi më i mirë i momentit.
Këtë javë vendin e parë e mban këngëtarja Selena Gomez me albumin e saj të ri “Rare”.
Për Eminem ky është albumi i radhës që vjen pas dy vitesh nga “Kamikaze” që u përfol shumë në media. Të gjitha albumet e këngëtarit janë renditur në vend të parë në “Billboard” dhe charte të tjera amerikane./TAR