Dokumentar i realizuar nga Ec Ma ndryshe
Ky video dokumentar trajton një dukuri shqetësuese në rajonin e Prizrenit siç është prerja ilegale e pyjeve. Njohës të ambientit theksojnë se deri sa po vazhdon prerja e pakontrolluar e drunjve shëndeti i qytetarëve po vazhdon të kanoset. Njëjtë edhe qytetarët e intervistuar e cekin që pyjet po rrezikohen dhe si shqetësim shprehin se ka shumë pak alternativa për ngrohje gjatë stinës së dimrit. Institucionet në anën tjetër thonë që autoriteti pyjor për mbrojtjen e pyjeve ka mungesë të stafit për mbrojtjen dhe monitorimin adekuat të këtyre aseteve natyrore por theksojnë që gjendja nuk është shumë shqetësuese dhe prerja ilegale ka shënuar rënie falë bashkëpunimit ndërsititucional. Në vitin 2019 në organet e hetuesisë janë bërë 200 kallëzime penale të personave që kanë kryer veprën penale të prerjes ilegale të pyjeve. Ky dokumentar shërben si një thirrje e radhës që EC bën kundër dëmtimit të pyjeve dhe mbrojtjes së tyre.
Ky dokumentar u realizua nga EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit “Monitoruesi Mjedisor” me mbështetje të Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur. Pikëpamjet e shprehura në këtë dokumentar nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).