Home / Lajme / PDK gjendja e sigurisë në Prizren e brisht

PDK gjendja e sigurisë në Prizren e brisht

REAGIM I PDK-SË, DEGA NË PRIZREN:

Gjendja e sigurisë në komunën e Prizrenit, lirisht mund të themi se është e brishtë dhe besa edhe alarmante. Brenda një jave, fatkeqësisht kemi 5 viktima, nga vrasjet që ndodhën në regjionin e Prizrenit. Rasti i mbrëmshëm i vrasjes së policit, sa ishte në detyrë, është lajm shokues për të gjithë.

Institucionet e sigurisë, duhet të marrin më shumë masa preventive të sigurisë, në raste të tilla tragjike. Pa dashur të tingëlloj politike, mirëpo i pari i Komunës së Prizrenit z.Mytaher Haskuka, më së paku çka do duhej të bënte në raste të tilla, do duhej të gjindej pranë familjeve të viktimave, dhe të ofrohej nevoja e domosdoshme e institucioneve lokale, e jo të jetë këto ditë të rënda në Prishtinë.

Ndërsa nga këndi i tij si Kryetar, para përgjegjësive lokale, do të duhej të ishte në nivel detyre, dhe së paku do duhej të thirrej Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, për t’u diskutuar situata e fundit e sigurisë në qytetin e Prizrenit, sepse jemi në një situatë jo fort të zakonshme.

Shpresojmë që rastet e tilla, të mos përsëriten kurrë më. Ngushëllime të sinçerta, familjeve të viktimave të fundit, në komunën e Prizrenit.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …