Kryesia e PDK-së ka mbajtur të mërkurën në mbrëmje një mbledhje të paparalajmëruar.
Takimi, i cili ka zgjatur rreth dy orë, ka nisur në ora 22:00.
Por, Bashmir Xhemaj, drejtor i Komunikimit Publik në PDK në një konferencë për media tha se takimi ishte planfikuar për në ora 19:00 dhe ishte shtyrë për shkak të disa angazhimeve të anëtarëve të Kryesisë.
Ai ka theksuar se ky takim nuk ka qenë urgjent, por ka pasur të bëjë me vizitën e përfaqësuesit të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
“Ky takim i rregullt i Kryesisë së partisë nuk ka pasur kurrfarë urgjence siç u raportua orët e fundit por ka të bëjë me vizitën nesër në Kosovë të përfaqësuesit të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, z. Borell”, ka deklaruar ai.
Josep Borrell do të vijë të enjten në Kosovë dhe me të do të takohen drejtuesit e shtetit.