KRM “Eko Regjioni” ka reaguar kundër një dukurie të shëmtuar që po ndodh në qytetin e Prizrenit djegia e kontejnerëve.
“Në orët e para të mëngjesit, ekipet punuese të kompanisë tonë paraqiten një rast të kalljes së një kontenieri publik nga persona të pandërgjegjshëm në lagjen Ortakoll në rrugën Bekim Berisha” thuhet në njoftimin e KRM “Eko regjioni”.
“Vepra të tilla vandaliste nuk i shërbejnë për të mirë qytetit tonë. Përkundrazi dëmtimi i këtyre kontenierëve është shkatërrim i pronës publike. Të gjithë këta kontenierë janë blerë me taksa të qytetarëve tanë, andaj, t’i ruajmë dhe të mos jemi shembull i keq kunddrejtë ambientit dhe pronës publike” thuhet në reagimin e KRM “Eko regjioni”. /PrizreniSot