Home / Showbiz / Billie Eilish: “Performanca ime në “Oscars” ishte një tmerr”

Billie Eilish: “Performanca ime në “Oscars” ishte një tmerr”

Edhe pse performanca e saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar” u vlerësua shumë nga publiku dhe kritikët, për Billie Eilish ishte e tmerrshme.

Kështu është shprehur këngëtarja në një intervistë të dhënë për “Apple Music”. Ajo ka treguar se në mbrëmjen e madhe ishte e sëmurë dhe këndoi si mos më keq.

18-vjeçarja performoi një kover të këngës “Yesterday” nga The Beatles në segmetin “In Memoriam” ku kujtohen të gjitha figurat e shquara që kanë ndërruar jetë përgjatë vitit.

“Isha e sëmurë dhe këndova si mos më keq. Ishte një tmerr” -tha ajo duke shtuar se gjatë ceremonisë nuk ndihej mjaft rehat pasi kishte shumë personazhe të famshëm që nuk i njihte.

https://youtu.be/FKmqtaxIS3Y

Kerko gjithashtu

Vdes këngëtari Ylber Aliu

Ka ndërruar jetë këngëtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Ylber Aliu. Lajmin për vdekjen e …