Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së djeshme një shtetas të Turqisë për kontrabandim me imigrantë.
Sipas njoftimit, arrestimi i të dyshuarit është bërë në pikën kufitare në Han të Elezit dje rreth orës 09:25.
Gjatë kontrollit të Policisë në kamionin të cilin e drejtonte i dyshuari, janë gjetur shtatë persona, imigrantë nga Bangladeshi, të cilët dyshohet se ishin të kontrabanduar.
I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.