Do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të mërkurën mot i vranët dhe me intervale me diell, Vranësirat gjatë ditës do të jenë stabile, ndërsa kah mesi i natës dhe gjatë ditës së enjte parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, ndërsa në viset malore parashihet të bie vetëm borë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare ditën e mërkurë, ndërsa ditën e enjte shpejtësia e erës do të rritet deri 11m/s në rrafsh të Kosovës kurse pjesa veriore e Dukagjinit shpejtësinë maksimale të erës parashihet ta arrijë mbi 20m/s. Sa i përket kushteve biometeorologjike ato do të jenë relativisht stabile, për shkak të prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike.
