Dy persona janë arrestuar dje nga policia në Prizren nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.Sipas njoftimit nga ana e policisë, dje rreth orës 15:40, policia ka ndaluar veturën ku ndodheshin dy të dyshuarit.
Gjatë kontrollit nga policia tek drejtuesi i automjetit është gjetur dhe konfiskuar një thikë, e po ashtu në automjet është gjetur dhe konfiskuar edhe një thikë tjetër, ndërsa tek i dyshuari pasagjer, në trup i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 16 fishekë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri prej të dyshuarve është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.