Home / Lajme / Një muaj paraburgim të dyshuarit nga Korisha e Prizrenit për sulm seksual

Një muaj paraburgim të dyshuarit nga Korisha e Prizrenit për sulm seksual

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, ndaj të pandehurit me iniciale A.R. nga fshati Korishë, Komuna e Prizrenit, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulmi seksual nga neni 229 par. 3 pika 3.8 të KPRK-së.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 17.02.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 17.03.2020.

Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.1. dhe 1.2., pika 1.2.3, të KPPRK-së, sepse me datën 17.02.2020 rrethe orës 13:00 në fshatin Studenxhan. Komuna e Suharekës, prek personin tjetër me qëllim seksual pa pëlqimin e personit të tillë të dëmtuarës e moshës ndërmjet 16-18 vjeç, në atë mënyrë që hynë në oborrin e shtëpisë së të dëmtuarës, duke u bërë si i verbër, dhe kërkon para se kinse e ka vajzën e sëmur, e dëmtuara e mitur hynë në shtëpi për të kërkuar nënës së saj para, meqenëse e njëjta nuk kishte, i merr 0.50 cent, të cilat i kishte për shkollë dhe ia zgjat dorën për të ia dhënë parat, mirëpo i pandehuri e sulmon për ta përqafuar duke e kafshuar në qafë, e dëmtuara fillon të bërtas dhe largohet, andaj duke pasur parasysh sjelljet dhe vendosmërinë e tij, duke kryer një veprim inkriminues në shtëpinë e viktimës dhe atë në mes të ditës në prezencën edhe të anëtarëve tjerë të familjes së viktimës, e veçanërisht ku viktima është fëmijë pra viktimë e ndjeshme, ku ligji në këtë rast ka paraparë mbrojtje të posaçme. Andaj është vlerësim i gjykatës se caktimi i paraburgimit ndaj të njëjtit është i bazuar dhe i arsyeshëm për sigurimin e prezencës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …