Home / Lajme / LAJMI I FUNDIT: Kryeministri Kurti heq taksën ndaj Serbisë

LAJMI I FUNDIT: Kryeministri Kurti heq taksën ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pas konsultës me institucione të ndryshme, ka ardhë në përfundim që nga 15 marsit të hiqet tarifa 100 për qind ndaj lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Pas takimeve me Oda dhe Shoqata dhe sidomos me prodhuesit tanë dhe pas analizës mbi reciprocitetin e munguar me Serbinë, e punuar nga M inistria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Ndërmarrësisë kam ardhur tek ky qëndrim sa i përket rrugës përpara në lidhje me tarifën 100%, Si Qeveri e Kosovës do të marrim vendim që nga data 15 mars 2020 të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia, si shenjë e vullnetit të mirë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes politike dhe ekonomike me Serbinë”, ka thënë Kurti.

Kurti në një konferencë për media ka thënë së nëse Serbia dëshmon se do ndalë fushatën për çnjohje ndaj Kosovës, Qeveria e Kosovës do ta largojë tarifën 100% plotësisht më 1 prill 2020.

“Nëse pala serbe dëshmon në ndalimin e fushatës dhe barrierave atëherë duke filluar nga data 1 prill Qeveria do ta heq tërësisht tarifën për import për një periudhë prej 90 ditësh”, tha kryeministri.I pari i Qeverisë tha se BE duhet ta vlerësojë këtë dhe ta ofrojë liberlaizimin e vizave për Kosovën. “BE ta vlerësojë lartë vendimin e palës kosovare duke e ofruar liberalizimin e vizave”, shtoi Kurti.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …