Agim Musaj nga fshati Lugishtë e Hasit, i cili po udhëtonte drejt vendlindjes nga Austria ku ishte duke punuar dhe jetuar, ka humbur jetën tragjikisht në një aksident të rëndë në autostradën Beograd – Nish, në afërsi të qytetit të Smederevës në Serbi, raporton TV Prizreni.
Sipas raportit të policisë lokale, thuhet se një mashkull i moshës 48 vjeçare në momentin tragjik ndodhej i vetëm në veturën “ Peugeot” me targa të Vjenës, me ç’rast kishte ndërruar jetë në vendngjarje. Vetura është dëmtuar plotësisht, dhe se konstatimi për vdekjen e tij nga ekipi mjekësor është bërë pas intervenimit të zjarrëfikësve të cilët e kanë prerë një pjesë të veturës, thuhet në raport.
Ndryshe, Agim Musaj, është varrosur ditën e sotme në vendlindje, ndërsa ai posedonte edhe nënshtetësi të Bosnje dhe Hercegovinës./tvprizreni.info/