Policia ka dhënë detaje rreth vdekjes së dyshimtë të një 18 vjeçari në fshatin Medvec të Prizrenit.
Detaje rreth rastit për klankosova.tv ka dhënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
“Rasti është cilësuar vdekje e dyshimtë pasi me urdhër të prokurorit trupi është dërguar në IML për obduksion, gjatë kontrollimit të trupit të viktimës nuk janë vërejtur ndonjë lendim apo diçka tjetër. Viktima është dërguar pa shenja jete në spital nga familjarët, dhe sipas familjarëve i njëjti edhe më herët është ankuar për probleme shëndetësore”, ka deklaruar Osmanollaj.