Ilaçi Tocilizumab, i cili po konsiderohet si terapi për kurimin e pacientëve me koronavirus, ka nisur të shpërndahet falas për qytetarët në Itali, që ndodhen të shtruar në repartet e terapisë intensive dhe që janë në gjendje kritike, shkruan Gazeta Metro.
Siç është bërë e ditur nga mediat deri tani, ilaçi ka dhënë rezultate inkurajuese në 50 përqind të pacientëve që sapo kanë nisur të kurohen.
Kompania që prodhon këtë ilaç ka bërë të ditur se do të shpërndajë atë falas në secilin rajon të Italisë, që do të prezantojë kërkesën.
Kjo kompani po organizohet për të pasur të gjitha rezervat e duhura e përmes administratorit të përgjitshëm Maurizio De Cicco kërkon nga Agjensia Kombëtare italiane e Ilaçeve, një protokoll sa më shpejtë për të evituar abuzimet në përdorimin jo korrekt të Tocilizumab e nga ana tjetër për të dhënë përgjigje sa më pozitive për pacientët me Covid 19.
Rajoni Marche informon se 8 nga 11 pacientë që kanë përdorur tocilizumab kanë reaguar mjaft mirë ndaj kurës.
Për herë të parë ilaçi Tocilizumam i cili nuk është një medikament antiviral por që përdoret në terapitë anti artrit e anti reumatizëm, është aplikuar nga doktor Paolo Ascierto në 2 pacientë pozitivë me koronavirus të shtruar në spitalin e Napolit.
Të njëjtit kanë pasur përmirësim të dukshëm brenda 24 orëve, dhe kjo çoi që shteti të kërkojë përdorimin e tyre në të gjitha spitalet italiane.
Kujtojmë se deri tash raportohet për afro 2000 të vdekur në Itali, duke u bërë vendi i dytë më i prekur nga virusi Covid-19, pas Kinës, ku edhe u shfaq fillimisht.