Home / Opinion / Koronavirusi dhe pasojat ekonomike në Republikën e Kosovës

Koronavirusi dhe pasojat ekonomike në Republikën e Kosovës

Duke parë një situatë shumë të rëndë në gjithë globin dhe një paniku tek të gjithë qytetarët përshkak të në virusi të ri Covid-19 (Coronavirus) pasojat ekonomike të saj do të jenë shumë më të mëdha sesa pasojat shëndetësore.

Kosova si një vend i vogël e cila të hyrat kryesore i ka nga doganat dhe remitancat nga bashkëatdhetarët tanë pritet që ta pësojë më keq në aspektin ekonomik sa i përket këtij virusi.

Disa prej bizneseve kanë përfituar dhe janë duke përfituar në këtë situatë krize dhe me qëllim po e rrisin panikun tek qytetarët për të rritur qarkullimin e tyre.

Një ndërhyrje e shtetit tek ato biznese që po përhapin panikun për mungesa të produkteve do të ishte e nevojshme duke sanksionuar deri në masën më të rrept me ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë për 10 vitet e ardhshme.

Një biznes i tillë do të mbahet mend për kohë të gjatë shpresojmë se do të ndëshkohet edhe nga qytetarët duke bojkotuar blerjen e produkteve të tyre.

Në anën tjetër shumë biznese serioze private po ballafaqohen me vështërsi financiare sidomos në inkasimin e mjeteve të tyre nga klientët pas panikut të koronavirusit Covid-19.
Një gjë e tillë do të qojë shumë biznese buzë falimentimit. Ata kanë paga për të paguar, kreditë për të kthyer, tatimet, dhe obligime ndaj bashkpuntorëve ndërkohë që inkasimi i tyre çdo ditë po bije. Në këtë rast do të bije edhe likuiditeti i këtyre bizneseve.

Për këtë është e nevojshme dhe propozoj se duhet të ketë ndërhyrje shtetërore duke krijuar një fond të veçantë për shpëtimin e këtyre bizneseve.

Ky fond duhet të parasheh ndihmën e bizneseve duke reduktuar obligimet e tatimeve për 50% të këtyre bizneseve, të paguhet së paku 50% e pagave të puntorëve sipas listave të pagave në trustin pensional dhe shtyerjen e afatit të kthimit të kredive së paku për 5 muaj deri sa supozohet të përfundojë gjithë kjo katrahurë.

Qeveria e Kosovës të vërtetojë këto biznese të cilat nuk po e zhvillojnë aktivitetin e tyre dhe ato biznese që po kanë vështërsi financiare në zhvillimin e mëtejmë të afarzimit të tyre dhe të marrë masat parandaluese për falimentimin e bizneseve.

Situata është më e rënduar se që paraqitet në media lidhur me ekonominë e vendit dhe gjendjen e bizneseve të vendit.

Ndoshta një strategji e mirë për ndihmën dhe zhvillimin e bizneseve sidomos prodhuese është kthimi i mjeteve të trustit pensional pasi edhe ashtu kemi rënje në tregun e bursave ku janë investuar këto mjete financiare.
Të ndihmohen bizneset përmes kërkesave të lartëcekura dhe të i jepen kredi me norma shumë të ulta interesi nga mjetet e trustit pensional.
Hapat e tillë besojë se do të ndihmojnë bizneset në zhvillimin e aktivitetit të tyre dhe do të krijojë një klimë të favorshme të të bërit biznes në vend duke u prekur lehtë nga kriza e parashikuar financiare në tërë globin.

Kerko gjithashtu

Domosdoshmëria për blerje vendore ne ditët e CoVid19

Në këto ditë depresioni ekonomi, është domosdoshmëri nacionale që blerja e produkteve vendore të jetë …