Home / Lajme / 180 qytetarë kthehen nesër nga Gjermania në Kosovë

180 qytetarë kthehen nesër nga Gjermania në Kosovë

Përhapja masive e koronavirusit ka shkaktuar defunksionalizim të rrjetit të transportit të njerëzve edhe në Kosovë.

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka treguar se një pjesë e madhe e shtetasve kosovarë kanë mbetur jashtë shtetit, shkruan lajmi.net.

Ai tha se Kosova e ka obligim të kujdeset për qytetarët e vet, nga ku u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët nuk e kanë me urgjencë kthimin, ta zgjasin qëndrimin në shtetet e BE-së.

“Kosova ka mbyllur të gjitha fluturimet në aeroportin “Adem Jashari”. Për shkak të kësaj, një pjesë e qytetarëve tanë kanë mbetur jashtë kufijve. Si shtet e kemi obligim të përkujdesemi për çdo qytetar tonin që është jashtë kufijve. Si qeveri kemi nisur kthimin e kontrolluar dhe me shumë kujdes të qytetarëve tanë. Ambasadat tonë në Evropë dhe më gjerë vazhdojnë të ndihmojnë në zgjatjen e të drejtës së qëndrimit në ato vende”, tha ai.

Abdixhiku tutje tha se deri në këtë moment janë 834 qytetarë që duan të kthehen në Kosovë.

“Gjithsesi secili person me urgjencë kthimi do të marrë ndihmën e shtetit të Kosovës. Deri në këtë moment janë evidentuar 834 qytetarë që duan të kthehen në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë kanë qëndruar qendrën studentore në Kosovë në qendër karantimimi dhe secili i kthyer do të vendoset në këtë qendër për 14 ditë”, ka thënë ai.

Abdixhiku po ashtu ka bërë të ditur se nesër do të kthehen 180 qytetarë nga Gjermania, dhe se për secilin do të ketë kujdes strikt në karantinën tek qendra e studentëve. /Lajmi.net/

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …