Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook, kryetari i Kosovës Hashim Thaçi, ka shkrua se “Sapo përfundova një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, mikun tim dhe të popullit të Kosovës, Recep Tayyip Erdogan.
Biseduam për marrëdhëniet bilaterale dhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve për tejkalimin e kësaj situate dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Presidentit Erdogan i kërkova mbështetje medicionale, logjistike dhe teknike për ta luftuar në mënyrë më efektive këtë pandemi dhe për ta mbrojtur më mirë popullin e Kosovës.
Presidenti Erdogan u zotua se gjithçka që Turqia ka në dispozicion do të jenë në shërbim edhe të popullit të Kosovës. Gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e Presidentit Erdogan dhe popullit turk. HTH”, ka shkruar Thaçi.