Home / Lajme / Dezinfektohen hapësirat publike në Prizren

Dezinfektohen hapësirat publike në Prizren

Në Prizren, sot është bërë dezinfektimi i hapësirave publike.

Këtë e bën të ditur kryetari i Prizrenit në statusin e tij në facebook, Mytahere Haskuka, transmeton PrizrenPress.

Ai tha se me qëllim të marrjes së masave preventive për parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19, janë dezinfektuar Parku i qytetit, Sheshi Shatërvan, Sheshi i Lidhjes, Keji dhe Parku i Marashit.

Statusi i tij i plotë:

Krahas dezinfektimit të objekteve të ndryshme që vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve për çështje administrative, sot është bërë edhe dezinfektimi i hapësirave publike.

Parku i qytetit, Sheshi Shatërvan, Sheshi i Lidhjes, Keji dhe Parku i Marashit tashmë janë dezinfektuar me qëllim të marrjes së masave preventive për parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID-19.

Qëndroni në shtëpi dhe kujdesuni për shëndetin e higjienën tuaj!

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …