Dëgjova (nuk e kam të konfirmuar) që në Institutin Kombëtar për Shëndetësi Publike – aty ku bëhen testet për koronavirus – covid 19, personat me ndikim në shoqëri, kanë filluar të shkojnë dhe të kërkojnë të testohen, edhe pa simptoma.
Pra, jashtë protokolit të përcaktuar, po bëjnë presion/lutje që të testohen.
Natyrisht, kjo situatë i streson mjekët.
Me fillu secili prej nesh me shku në Institut me kërku me u testu – aty bëhet kaos.
Për më tepër, shpenzohen testet për ata që kanë vërtetë nevojë.
Plus, çdo dalje prej shtëpisë e rritë rrezikun për përhapje të infeksionit.
Sasia e kompleteve testuese është e limituar, prandaj janë kushtet dhe simptomat që duhet të plotësohen në mënyrë kumulative, që një person të kualifikohet për testim.
Sidoqoftë, lehtë mund të konfirmohet se kush po testohet – për shkak se çdo person regjistrohet.
Rri n’shpi.