Tri femra dje tentuan t’i ikin karantinës në Kosovë duke kaluar kufirin ilegalisht.
Policia ka treguar se gjatë patrullimit njësiti ka hasur dhe ndaluar tre persona të gjinisë femërore kosovare duke kaluar ilegalisht kufirin nga territori i Shqipërisë për në territorin e Kosovës, afër vendit të quajtur Foleja e Shqiponjave.
Të dyshuarave i është bërë kontrolli mjekësor, me rekomandim të prokurorit është iniciuar lënda e rastit e cila kalon në procedurë të rregullt dhe ato pas procedurave janë dërguar në karantinë.
Policia nuk ka dhënë hollësi të tjera..Koha.net