Në këto ditë depresioni ekonomi, është domosdoshmëri nacionale që blerja e produkteve vendore të jetë zgjedhja e parë në listën tonë të blerjeve. Më këtë veprim racional, ne ndihmojmë bizneset prodhuese që këtë depresion ekonomik ta kalojnë më lehtë. Blerja e produktit vendor gjithmonë duhet të jetë zgjedhja jonë e parë, edhe në kohë post pandemik. Ajo periudhë do të jetë pika e kthesës nëse ekonomia do të rimëkëmbet apo do të vazhdojë krizën edhe për një periudhë më të gjatë kohore.
Shkruajnë: Shkumbin Gashi & Arsim Severi
Shkatërrimi i madh që zhvillohej në Evropën e viteve 1939-1942, bën që shumë ndërmarrje të prodhimeve të teknikës së bardhë në SHBA të kthehen dhe të prodhojnë produkte që ushtrive Evropiane aleate iu duheshin, dhe më pas edhe ushtrisë së tyre e cila futet në atë luftë. Dua të them se duhet t`I shfrytëzojmë mundësitë duke mos e future në kalkulim çështjet tjera. Në këto ditë pandemie dhe mbyllje të madhe kolektive, ndër të paktat veprimtari ekonomike është tregtimi me produkte ushqimore, farmaceutike. Ka shumë fabrika të cilat prodhojnë produkte ushqimore dhe të cilat ndoshta duhet të rrisin asortimentin e produkteve në mënyrë që raftet e marketeve të kenë mbules më të madhe nga produktet vendore. Është koha që të prodhojnë me kapacitete të shtuara që këtë disavantazh ta kthejnë në avantazh për të gjithë. Por, kjo duhet medomoes të ketë përkrahjen e konsumatorit. Blerja e produkteve vendore bën që prodhimi të mos mbetet në stoqet e ndërmarrjeve por do të ketë qarkullueshmëri të shpejt të mallit. Kjodo të ketë efekt ciklik.
Blerja e produktit vendor bën të domosdoshëm që gjysëmprodukti të prodhohet në Kosovë. Të gjitha produktet ushqimore kanë prejardhje bimore apo shtazore. Tjetër prejardhje nuk ka. Prandaj është koha që të rriten kapacitete prodhuese të produkteve gjysëm të gatshëm në mënyrë që qarkullimi I parasë të ketë një hap më shumë Brenda vendit. Duke ditur që raporti eksport/import është 1/9 , atëherë blerja e produktit vendor, rritja e kapaciteteve prodhuese ne produkte finale dhe gjysëmprodukte ndihmon që ky raport të ndryshoj pozitivisht.
Efekti që jep blerja e një produkti vendor të krahasueshëm me produktin e importuar sjell efekt pozitiv në rritjen e punësimit sipas efektit të multiplikatorit . Si funksionon kjo? Është e thjeshtë: Supozojmë se e ardhura është fituar në Kosovë nga pagat në sektorin public apo nga aktiviteti I një biznesi individual. Monedha ka arritur në pikën A. Poseduesi I monedhës ka nevoja të ndryshme jetësore dhe në këto ditë esenciale janë produktet ushqimore dhe vendos që këtë monedhë ta dërgoj në një nga marketet e lagjes. Monedha arrinë në pikën B. Poseduesi I dytë një pjesë të kësaj monedhe do ta dërgoj në riblerje, pra në furnizim për marketin e tij. Pra monedha arrin në pikën C, në qendrën e shitjeve me shumicë.nga pika C , në qendrën e shtijes me shumicë ajo niset që një pjesë të saj ta dërgon në pikën D, pra në prodhimin e produktit që gjendet në Kosovë .Për një pjesë të vlerës së monedhës ky është fundi I ciklit jetësor në Kosovë ku një pjesë e saj do të shkoj për blerje dërivate, kosto të ambalazheve apo blerje të gjysëmprodukteve ndërsa një pjesë tjetër rishpërndahet në formë page. Në rastin e dytë kur subjekti që posedon monedhën dhe e dërgon në marketin e lagjes duke blerë product të importit apo të jashtëm, ai e dërgon monedhën nga pika A në B dhe pika B pa shkaktuar efekt multiplikatori nxirret jashtë vendit. Kështu vlera e rastit të parë është disa herë më e madhe se vlera e monedhës në rastin e dytë.
Ky shembull tregon se blerja e produktit vendor shkakton cikël të qarkullimit të parasë dhe shërben si multiplikator I vlerës së saj. Është utopike por vlera e saj nga 1 monedhë është shndërrruar në katër monedha me diferenca të ndryshme kohore. Tregimi mbi blerjet vendore në këto ditë mund të duket si cenim I lirsë në blerje, por duhet të kemi parasysh se jemi në një situate ku daljet nga shtëpia I kemi të kufizuara dhe besoj që nuk e kemi luksin të flasim për liri zgjedhjeje, edhe pse kjo nuk cenohet në asnjë rast!/Prizrenisot