Home / Lajme / Kërkohet urgjentisht dhurim i gjakut AB pozitiv për një pacient me dializë në Prizren

Kërkohet urgjentisht dhurim i gjakut AB pozitiv për një pacient me dializë në Prizren

Familjarë të pacientit Shaban Murati, i cili vuan nga insuficienca renale e veshkës dhe ndodhet në hemodializë,kërkojnë ndihmë urgjente nga dhuruesit vullnetar të gjakut që posedojnë grupin AB pozitiv.

Agim Murati, familjar ipacientit ka bërë të ditur se nevojiten dy doza gjaku dhe ata që kanë mundësi të lajmrohen nesër në Prizren, duke kontaktuar në numrin e telefonit +38349 737 906 ose të shkruajnë direkt në llogarinë e tij në Facebook.

“Ju lus , kush ka grupin e gjakut AB pozitiv dhe ka mundësi te jep ndihmë, të lajmrohet pë nesër në Prizren. Na duhen dy doza. Ju faleminderit paraprakisht”, ka thënë Murati./tvprizreni

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …