Home / Lajme / Shehu: Personi i infektuar me koronavirus është zyrtar doganor në Prizren

Shehu: Personi i infektuar me koronavirus është zyrtar doganor në Prizren

Drejtori i Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu, në një intervistë për TV Prizrenin, ka folur rreth rastit të fundit me koronavirus në Prizren.

Shehu ka thë se mbrëme prej 189 testime prej të cilava 23 kanë rezultuar pozitiv fatëkeqësisht me virusin COVID-19, njëri prej tyre është banor i Prizrenit, kjo është e konfirmuar. Kemi pas kontakt me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik Rajonal, këtu në Prizren dhe është konfirmuar. Fatëkeqsishtë ky është rasti i katërt në komunën e Prizenit, ndërsa sa i përket rasteve të mbyllura ky është rasti i dytë në komunën e Prizrenit i infektuar me virusin COVID-19.

Rasti i fundit që doli mbrëmë sigurisht është rast i kontaktit, nuk dihet akoma burimi i infeksionit të personit në fjalë, por nuk është rast i importuar kështu që tani jemi në një fazë tjetër në komunën e Prizrenit sa i përket luftimit të COVID-19, sepse tanimë në komunën tonë kanë filluar të dalin kontaktet e kontakteve pozitiv.
Personi në fjalë është zyrtar publik, punëtorë i Doganës, punon në Doganë e Kosovës respektivisht në pikën kufitare në Vërmicë.

Sot, kam bisedu përsëri me Institutin Kombëtar të shëndetit Publik Rajonal, dhe na kanë informu se cilat teste do të bëhen dhe katër nga doganjerët që mund të ket patur kontakt me personin në fjalë do të testohen sot. Ndërsa nesër do të testohen edhe pesë persona, po nesër do të testohen edhe familjarët e personit në fjalë por edhe të gjithë personat të tjerë që kanë pasur kontakt.

Sot po ashtu kam bisedu me komandantin e Policisë në Prizren, Faton Alija, ata janë në dijeni për këtë rast, personi në fjalë banon në Prizren. Pacienti tani është në vetizolim në shtëpi nuk ka nevojë për hospitalizim, nuk ka simptoma të mëdha.

Para dy-tre dite ka qenë në vizitë në shërbimin urgjent, e kanë kontrollu me masa mbrojtëse, kam bisedu me koordinatorin e shërbimit urgjent i cili e ka kryer kontrollin e pacientit të cilin ka dyshu për simptomat dhe që nga ajo ditë i ka rekomandu që të vetizolohet në shtëpi dhe kërkesa ka qenë që ti bëhet testimi dhe pasi i është bë fatkeqsisht ka dal pozitv, ka thënë Shehu./tvprizreni.info/

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …