Drejtori i Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike në Prizren, Fadil Kryeziu, njofton se gjatë ditës së sotme nuk ka pasur testime të personave të dyshuar me virus Covid-19 në këtë institucion, dhe se janë duke i përpiluar listat e kontakteve të personave të prekur.
Ai thotë se jemi duke u marrë me kontaktet e personave tashmë të infektuar, dhe se pas verifikimit të plotë testimin do ta zhvillojmë ditën e nesërme. Ndërkaq, gjatë konferencës së sotme për media, drejtori i Shëndetësisë, Visar Shehu, tha se të mërkurën do të testohen rreth 50 persona, të cilët dyshohen se janë kontaktuar nga të infektuarit.