Ka shkuar në dhjetë numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë.
Sipas njoftimit të Klinikës Infektive, pacientja 73 vjeçare nga komuna e Pejës, kishte pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.
“Pacientja M.B. e lindur më 1947, nga komuna e Pejës, e cila ishte e hospitalizuar në Klinikën Infektive në Departamentin e Mjekimit Infektiv, e diagnostikuar me Covid-19 dhe e cila është trajtuar nga data 25 mars deri më 16 prill 2020, ka ndërruar sot jetë në këtë klinikë. E njëjta ka pasur edhe sëmundje shoqëruese”, thuhet në njoftim.
Kjo është vdekja e dhjetë e shënuar në Kosovë e pacientëve me Covid-19, krahas problemeve të tjera shëndetësore që kishin.
Deri më tani Kosova ka 423 raste të konfirmuara me koronavirus; 10 pacientë kanë vdekur, ndërsa 74 janë shëruar.