Një paciente 64 vjeçare ka ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar kështu në 26 numrin e viktimave në Shqipëri nga CoVid-19.
64-vjeçare nga Tirana e intubuar prej më shumë se 2 javësh ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.
E shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi” gjendja shëndetësore e pacientes është përkeqësuar mëngjesin e sotëm dhe ka bërë arrest kardiorespirator.
Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor të reanimacionit nuk ka mundur të mbijetojë.
64-vjeçarja kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese, raporton Tch.
Poligraf.AL/TopChannel