Pesëdhjetë e tri mostra të punëtorëve shëndetësorë dhe pacientëve të Spitalit të Prizrenit, janë marrë për t’u testuar me COVID -19.
Drejtori i Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike në Prizren, Fadil Kryeziu, tha se mostrat janë marrë pasi dje disa punëtorë shëndetësorë të këtij spitali, kanë dal pozitivë.
“Sot i kemi marrë 53 mostra të reja të punëtorëve shëndetësor dhe pacientëve të Spitalit të Prizrenit, sepse dje kemi pasur disa raste pozitive në këtë institucion”, tha Kryeziu për “PrizrenPress”.
Rezultatet e tyre priten të dalin shumë shpejt.
Kryeziu tha se, edhe në ditët në vijim do të vazhdohet me marrjen e mostrave të tjera.
“Mostra do të vazhdojmë të marrim edhe në ditët e ardhshme, sepse jemi duke hulumtuar burimin e infeksionit”, tha Kryeziu.
Dje, janë shënuar nëntë raste me COVID -19, në Prizren.
Shumica prej tyre kanë qenë punëtorë shëndetësorë të Spitalit të Prizrenit./PrizrenPress.com/