Home / Bota / Kryeministri i Rusisë del pozitiv me koronavirus

Kryeministri i Rusisë del pozitiv me koronavirus

Kryeministri i Rusisë, Mikhail Mishustin, ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Zëvendëskryeministri i parë, Andrei Belousov, do të kryejë përkohësisht detyrat e tij.

Mishustin njoftoi se ishte i infektuar me koronavirus gjatë një telefonate me Presidentin rus, Vladimir Putin.

Ende nuk është e qartë se si është gjendja e tij, një agjenci lajmesh raportoi se kishte temperaturë të ngritur prej 39 gradë, raporton BBC përcjell Klan Kosova.

“I dashur Vladimir Vladimirovich, sapo kam zbuluar se testet që dhashë për coronavirus janë pozitive. Në përputhje me rrethanat … Do të shkoj në izolim, duke përmbushur urdhërat e mjekëve të mi. Kjo është e nevojshme të bëhet për të mbrojtur kolegët e mi”, raportoi Mishustin para Putin gjatë një telefonate.

Ndryshe kryeminstri i tanishëm i Rusisë u emërua në detyrë në janar të këtij viti.

Kerko gjithashtu

Britani e Madhe, vaksina Pfizer/BioNTech Covid-19 merr miratimin për përdorim

Autoriteti Rregullator Britanik për Farmaceutikën ka miratuar përdorimin emergjent për një vaksinë koronavirus të prodhuar …