Home / Lajme / Pronarët e sallave të dasmave në Prizren, të shqetësuar për anulimin e ahengjeve

Pronarët e sallave të dasmave në Prizren, të shqetësuar për anulimin e ahengjeve

Drejtues të Komunës së Prizrenit dhe të Shoqatës së Afaristëve “Esnaf” të premten kanë mbajtur një takim me përfaqësuesit e sallave të dasmave e restoranteve, që janë ndër bizneset më të prekura gjatë kohës së pandemisë.

Me këtë rast, është diskutuar mbi efektet e mundshme negative të anulimit të ahengjeve në vitin 2020, pasi që sipas përfaqësuesve të këtyre bizneseve, pos salloneve të dasmave, me një masë të tillë do të goditeshin edhe sektorët e tjerë të ekonomisë, si ushqimi, tekstili, argjendaria, etj.

Ata kanë theksuar se kanë pritur me shqetësim deklaratat e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me masat e reja kundër përhapjes së COVID-19, transmeton KOHA.

Kryetari i Shoqatës “Esnaf”, Varis Xhejlani, para të pranishmëve ka theksuar se anulimi eventual i ahengjeve paraqet shqetësim për biznesin, e sidomos atë hotelier, pasi që sipas tij, dasmat janë njëfarë lokomotive e ekonomisë sonë.

“Në këtë rast, nuk dëmtohet vetëm pronari i sallonit të dasmave, por edhe shumë biznese përcjellëse”, ka thënë ai.

Ndërsa, përfaqësuesi i njërit prej salloneve të dasmave, Armend Berisha, ka theksuar se bashkë me kolegët janë të shqetësuar lidhur me paralajmërimet e bëra nga niveli qendror. “Pa dasma, nuk besoj se do të ketë ekonomi Kosova këtë vit.

Çdo gjë është e lidhur si prej frizereve, tekstilit, argjendarëve, etj.”, ka thënë ai, teksa ka kërkuar që vendimet të mos jenë arbitrare, por të pritet që ato të merren në bazë të zhvillimeve në muajt në vijim.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …