Home / Bota / Izraeli feston pavarësin mirëpo sa është numri i shteteve që ia njohën pavarësinë?!

Izraeli feston pavarësin mirëpo sa është numri i shteteve që ia njohën pavarësinë?!

Në këtë ditë 72 vite më parë u formua shteti i parë hebraik i Izraelit këtë gjë e bëri David Ben-Gurion.

Izraeli ka arritur që të lidh marrëdhënie diplomatike me 162 shtete anëtare të OKB-së.

Ndërsa ka marrëdhënie diplomatike me 2 shtete arabe të cilat ia njohën pavarësinë pas nënshkrimit të traktateve të paqes në vitin 1979 dhe 1994 .

Mirëpo 31 shtete anëtare të OKB-së refuzojnë të njohin pavarësinë e tyre dhe refuzojnë të kenë marrëdhënie diplomatike me ta apo çfarëdo lloj kontakti edhe pse shpesh kontaktet me qeverinë e Izraelit i bëjnë në mënyrë të fshehur e larg publikut.

Shtetet të cilat refuzojn të njohin pavarësinë e Izraelit janë: Algjeria, Bahrein, Komoros, Djibouti, Iraku, Kuwait, Libani, Libia, Mauritania, Maroku, Omani, Katari, Arabia Saudite, Somalia, Sudan, Siria, Tunizia, Emiratet e Bashkuara Arabe  Jemeni. edhe shumë shtete të organizatës islamike si: Afganistani, Bangladeshi, Brunei, Indonezia, Irani, Malajzia, Mali, Niger dhe Pakistani, dhe shtete të tjera si: Bhutani, Kuba dhe Korea e Veriut.

Ndërsa shtete me shumicë muslimane si Turqia ishte shteti i parë që njohu pavarësinë e Izraelit dhe të njëjtën gjë e kishte bërë edhe Irani deri në vitin 1979 kur pas revolucionit islamik ky shtet mbanë marrëdhënie armiqësore me ta.

Izraeli ka një popullsi prej rreth 9 milionë banorë grupet etnike më të mëdhenj janë hebrenjët që përbëjnë 74% të popullsisë dhe 21% arab dhe më shumë se 4% të tjerë.

Edhe pse në konflikt të vazhdueshëm Izrael ka një GDP nominale prej rreth 400 miliard dollarë dhe GDP per capita rreth 45 mijë dollarë./poligraf.al

Kerko gjithashtu

Britani e Madhe, vaksina Pfizer/BioNTech Covid-19 merr miratimin për përdorim

Autoriteti Rregullator Britanik për Farmaceutikën ka miratuar përdorimin emergjent për një vaksinë koronavirus të prodhuar …