Një rrahje masive mes dy familjeve raportohet të ketë ndodhur në Prizren, e ku janë përdorur edhe mjete të forta.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, në rrahje kanë qenë të përfshirë pesë persona teksa janë përdorur edhe shkopinjë të sëpatave, shkruan lajmi.net.
Si pasojë, njëri prej këtyre të dyshuarve ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Njoftimi i plotë:
Pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja në mes dy familjeve, ku janë përfshirë pesë meshkuj kosovar. Si pasoj e rrahjes, viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman, ndërsa katër të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta. Në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe konfiskuar dy shkopi të sëpatave. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar.