Home / Lajme / Asambleistët e rajonit të Hasit pa dallim partie kanë bërë evidentimin e fshatrave të Hasit pas përmbytjeve të shirave të fundit

Asambleistët e rajonit të Hasit pa dallim partie kanë bërë evidentimin e fshatrave të Hasit pas përmbytjeve të shirave të fundit

Pas përmbytjeve nga shirat e fundit asambleistët e rajonit të Hasit Sherife Balaj, Shukri Quni, Ilir Baldedaj Kujtesa Kabashi Shatri kanë vizituar banorët e fshatrave të Hasit për të parë gjendjen e tyre pas përmbytjes së fundit nga shirat.

Njoftimin e ka bërë në facebook asambleistja Sherfie Balaj me një status.

“Së bashku, ne Asambleistët e Kuvendit të Prizrenit nga Hasi, vizituam dhe verifikuam secilin demtim që kishin shkaktuar vershimet e fundit gjatë këtyre ditëve.

Fshatërat me dëmtime më të mëdha ishin: Krajku dhe Bregdrini, poashtu edhe rruga kryesore 38 km që lidhë të gjitha fshatërat e Hasit.

Takuam edhe loken Feride Samahodaj, në shtëpinë e së ciles ishin bërë shumë dëme materiale, dhimbja e saj ishte për nipat e mbesat, të cilët ishin jetim pa babë dhe kishin qenë të rrezikuar edhe nga energjia elektrike me shtyllat e rrezuara mbi shtëpinë e saj.

Pas këtyre materialeve dhe kërkesës për Seancë të përshpejtuar, presim që Kryetari dhe ekzekutivi i Prizrenit të marrin masa për sanimin e dëmeve.”

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …