Një burrë në Prizren ka raportuar për disa persona të panjohur të cilët kishin depërtuar në shtëpinë e dhëndrit të tij.
Sipas policisë, personi në shtëpinë e të cilit me forcë kishin hyrë këta persona jeton jashtë vendit.
Rasti ka ndodhur me 28 maj rreth orës 19:15 ndërsa nga shtëpia sipas ankuesit ishin vjedhë një sharrë dorë dhe një pistoletë për të cilën viktima posedon leje.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin./PrizrenPress