Një qytetar ka raportuar dje në Polici rastin e vjedhjes së automjetit, transmeton PrizzrenPress.
Sipas ankuesit, nga persona të panjohur gjatë mëngjesit i kanë vjedhur një automjet-kombi.
Rasti ka ndodhur në rrugën Tranzit në Prizren.
Automjeti është me targa vendore.
Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar nga njësia përkatëse policore.