Home / Lajme / Nesër krushianët protestojnë në Prizren kundër serbit Darko Tasiq

Nesër krushianët protestojnë në Prizren kundër serbit Darko Tasiq

Nesër me datë 17.06.2020, do të mbahet seanca përfundimtare ndaj kriminelit serb Darko Tasiq.

E në shenjë revolte, banorët e Krushës do të protestojnë para Gjykatës Themelore në Prizren për të kërkuar drejtësi për krimet e kryera në fshatin e tyre.

Banorët kanë paralajmëruar se nisja do të bëhet nga fshati Krushë e Vogël nga ora 09:00.

Gjithashtu ata kanë ftuar për respektim të masave ndaj COVID-19.

Ndryshe, Darko Tasiq, i cili deri në vitin 1999 kishte jetuar në Krushë të Vogël bashkë me familjen e tij, akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për vepra krime të luftës kundër popullatës civile shqiptare.

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …