Home / Showbiz / Mel Gibson shkarkohet nga roli në film pas akuza për antisemitizëm nga aktorja Winona Ryder

Mel Gibson shkarkohet nga roli në film pas akuza për antisemitizëm nga aktorja Winona Ryder


Aktori i njohur amerikan Mel Gibson është shkarkuar dje nga roli i tij në filmin e animacionit Chicken Run (Vrapimi i Pulës) për një koment anti-hebre që akuzohet se ka bërë në vitin 1995.Aktorja Winona Ryder pretendon se në një mbrëmje në vitin 1995 kur u hap një bisedë për çifutët Gibson e kishte pyetur “Mos je dhe ti një ‘e shpëtuar nga furra’”?

Aktorja tashmë 48-vjeçare foli për incidentin në një intervistë të botuar të dielën, ku për arsye të caktuara kujtonte: Ishim në një feste të mbushur me njerëz, me miqtë e mi, ndërsa Mel Gibson po tymoste një puro”.

Sipas aktores, kur u hap biseda e fesë hebreje Mel e pyeti me shaka: “Edhe ti i ke shpëtuar furrës?”, duke iu referuar kampeve naziste të vdekjes ku gjatë Holokaustit pretendohet se mijëra hebrej janë vrarë në dhoma gazi.

Por ky nuk ishte komenti i vetëm i papërshtatshëm i Mel, 64, pasi sipas aktores ai më pas i tha një mikut të saj që është homoseksual: “Nuk të jap dorën se do më japësh AIDS”.

Gibson është përballur edhe më parë me kritika për anti-semitizëm për filmin e tij ‘Pasioni i Krishtit’.

Ndërsa në 2006, kur u ndalua nga policia në Kalifornia, ai raportohet se i kishte thënë oficerëve: “Hebrejtë janë përgjegjës për të gjitha luftërat në botë.”

Edhe babai i Gibson, autori i ndjerë Hutton Red Gibson, ka thënë një herë në një intervistë se Holokausti është “trillim.”

Kerko gjithashtu

Vdes këngëtari Ylber Aliu

Ka ndërruar jetë këngëtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Ylber Aliu. Lajmin për vdekjen e …