Komuna e Prizrenit, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se të hënën do të fillojnë punimet për “Ndërtimin e infrastrukturës rrugore në lagjen Arbanë”, transmeton PrizrenPress.
Me këtë rast rruga “Transiti”, që lidh lagjen “Arbanë” me hyrjen e autostradës – transitin e Petrovës, do të jetë e bllokuar për shkak të zhvillimit të punimeve.
Punimet do të vazhdojnë për 5 ditë.
Në fotografinë e mëposhtme mund të gjeni aksin e rrugës ku do të zhvillohen punimet, si dhe rrugët alternative që do mund të shfrytëzohen.