Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur i kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari në shtëpi.
“Me datën 29.06.2020 viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e tij në të cilën kishin vjedhur para të gatshme dhe stoli ari”, thuhet në raportin e përditshëm të PK-së.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin