Home / Lajme / Ka ndërruar jetë karikaturisti prizrenas “Therrë Murrizi”

Ka ndërruar jetë karikaturisti prizrenas “Therrë Murrizi”

Ka ndërruar jetë karikaturisti nga Prizreni Ramadan Zaplluzha i njohur edhe si “Therrë Murrizi”, njoftimin e ka bërë në facebook kryetari i Ligës rajonale Mirsad Çollaku duke falenderuar për kontributin e dhënë si në art dhe në sport.

“Therrë Murrizi ishte mjeshtri i cili punoj logon e futboll klubit Liria.

“Sot morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të profesorit dhe artistit tonë të dashur Ramadan Zaplluzha. Jemi krenar dhe falënderues që logoja e fundit e Klubit Liria është dizajnuar nga duart e arta të prof. Ramadan Zaplluzhës në vitin 1990 dhe do të mbetet amanet dhe trashëgimi të cilën do ta ruajmë me shumë dashuri. Në emër të timin personal dhe të gjithë futbollistëve dhe përkrahsve të klubit Liria shpreh ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjarëve dhe miqve të prof. Ramadan Zaplluzhës.

Pusho në paqe maestro!”

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …