Home / Lajme / Përfaqësuesi i shoqatës për të drejtat e pacientit PRAK akuzon pushtetin qendror për neglizhencë në testime për coronavirus të Komunës së Prizrenit

Përfaqësuesi i shoqatës për të drejtat e pacientit PRAK akuzon pushtetin qendror për neglizhencë në testime për coronavirus të Komunës së Prizrenit

Përfaqësuesi i shoqatës për të drejtat e pacientit Besim Kodra nga PRAK në një prononcim në llogarinë e tij në facebook ka drejtuar gishtin drejt pushtetit qendrorë për neglizhencë dhe numër të vogël të testimeve në Prizren më poshtë ju sjellim reagimin pa ndërhyrje.

“Kush di me tregu se si është e mundur që Prishtina me 1833 raste të ketë 21 të vdekur e Prizreni 417 të ketë 19 të vdekur ?!

Si laik i kësaj pune, unë po mendoj që njëra nga arsyet e mundshme është që Prizreni ka më pak njerëz “të fuqishëm” (politikanë e familjarë të tyre) se sa Prishtina, kështu që ka edhe më pak teste për ta! Pse ka më pak teste për ta nuk dmth që janë më pak të infektuar. Numri i vdekjeve po tregon diçka!?

Kushdo që ka mendim të kundërt me këtë që thash, mund t’i tregoj raste konkrete!

A ka edhe arsye të tjera?”

Kerko gjithashtu

Vetaksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person afër Vërmices

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”, ku një …