Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike ka njoftuar se të dielën ka ndodhur një aksident në mes dy paragllajdëve, të cilët janë përplasur gjatë kohës së aterrimit.
Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.
KHAIA bën të ditur se aksidenti ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin korishë të Prizrenit.
“Me datë 19.7.2020 rreth orës 13:45 ka ndodhur një aksident në fshatin Korishë të komunës së Prizrenit në mes dy paragllajdve të cilët janë përplasur në mes veti gjatë kohës së aterrimit.
Me këtë rast janë të lënduar dy persona njëri i moshës 27 vjeç i gjinisë mashkullore me inicialet F.G dhe tjetra e moshës 23 vjeçe e gjinisë femërore me inicialet F.G”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, është bërë e ditur se viktima ka vdekur në orët e mbrëmjes në QKUK.