Edon Muçaj është emëruar drejtor i Drejtorisë së Inspektoratit në Prizren.
Emërimi i tij është bërë sot.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.
“Edon Muçajn kam emëruar drejtor të ri të Drejtorisë së Inspektoratit”, ka shkruar Haskuka në Facebook, transmeton PrizrenPress.
Ai ka thënë se Edoni i ka të gjitha premisat për ta kryer këtë detyrë me sukses.
Sipas Haskukës, ai ka integritet të lartë moral, është një punëtor i pashoq dhe është i gatshëm që të ballafaqohet me sfidat dhe problemet, si dhe të merr përgjegjësi për të mbrojtjur interesin publik.
“Jam më se i sigurt që së bashku me stafin e Drejtorisë së Inspektorateve, Edoni do të vazhdojë punën e suksesshme të kësaj drejtorie për implementimin e ligjit dhe mbrojtjen e së mirës së qytetarëve”, thotë Haskuka.Edon Muçaj ka të përfunduar dy fakultete, njërin në drejtimin e Farmacisë dhe tjetrin në atë të Kimisë si dhe është magjistër i shkencave Farmaceutike, e ndërkohë është në përfundim edhe të një magjistrature në drejtimin e mësimdhënies lëndore me specializim në Kimi.