Dy meshkuj kanë raportuar se janë kanosur dhe sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar të panjohur, transmeton PrizrenPress.
Rasti ka ndodhur në rrugën e “Besim Shala” në Prizren të dielën në mbrëmje rreth orës 21:30.
Sipas raportit ditor të policisë, viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
“Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se jane kanosur dhe sulmuar fizikisht nga dy te dyshuar te panjohur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime.