Reperi shumë i dashur i publikut Mozzik, mbrëmjen e kaluar ka publikuar më në fund albumin e tij më të ri muzikor “Mozzart” që pritej me padurim nga fansat.
Sigurisht, pjesë e këtij albumi janë edhe projektet muzikore të shndërruara menjëherë në hitë si “Madonna” dhe bashkëpunimi me Kidën, “PP”.
Megjithatë, siç është shprehur edhe në një intervistë pak kohë më parë, për Mozzik projekti më i veçantë i këtij albumi është “Hana” të cilën ai ja ka dedikuar vajzës së tij.
Në këtë prurje, reperi përmend edhe ish-partneren e tij, Loredanën teksa rrëfen momentin kur zbuluan se do të bëheshin prindër.