Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 10.247 raste nga 40.646 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 327 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 142 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 5.944 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.976.
Prishtina prinë me numrin më të madh të rasteve pozitive me coronavirus, pastaj Ferizaj, Prizreni, Gjilani, Vushtrria, Mitrovica e Jugut, Fushë Kosova, Peja, Podujeva, Gjakova, etj.
Më poshtë mund ta shikoni pasqyrën epidemiologjike me COVID-19 sipas vendbanimeve, që nga 13 marsit. Kjo pasqyrë është dhënë nga Faik Hoti, zëdhënës në Ministrinë e Shëndetësisë.
Prishtina deri tani në total ka 3,302 të infektuar; të shëruar 1,862; të vdekur 44 si dhe 1,396 raste aktive.null
Ferizaj në total i ka të infektuar 655; të shëruar 424; të vdekur 21 persona si dhe 210 raste aktive.
Prizreni ka të infektuar 593; të shëruar 404; vdekje 25 dhe 164 raste aktive.
Gjilani i ka të infektuar 592 persona, të shëruar 388, vdekje 20 dhe 184 raste aktive.
Vushtrria ka të infektuar 590; të shëruar 428; vdekje 19 dhe 143 raste aktive.
Në Mitrovicë e Jugut të infektuar janë 528, të shëruar 308, 19 të vdekur dhe 201 raste aktive.
Fushë Kosovë, të infektuar 483; të shëruar 214; vdekje 11 dhe 258 raste aktive.
Në Pejë, në total të infektuar janë 464, të shëruar 275, ndërsa 20 të vdekur si dhe 169 raste aktive.
Podujevë, të infektuar janë 423, të shëruar 191, ndërsa 12 të vdekur dhe 220 raste aktive.
Në Gjakovë, të infektuar janë 327, të shëruar 145; vdekje 23, aktiv 159.