Në njoftimin e tyre zyrtar shoqata për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve ka bërë thirrje të gjithë atyre të cilët janë diagnostifikuar se janë me covid 19 dhe janë shëruar apo janë në shërim e sipër të kontaktojn shoqatën në mënyrë që të ndajn përvojat e tyre gjatë shërimit.
Të nderuar miq,
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK është duke mbledhur eksperiencat e pacientëve të prekur me COVID-19 dhe familjarëve të tyre me qëllim të shkëmbimit të përvojave ndërmjet pacientëve dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimit për këtë kategori.
Luten të gjithë ata pacientë ose familjarët e të prekurve me COVID-19, të cilët janë të gatshëm të ndajnë historinë e tyre me ne, të na shkruajnë në këtë faqe.
Eksperiencat tuaja do të na mundësojnë të kemi një zë më të fuqishëm në adresimin e problemeve që kanë kjo kategori e pacientëve.
Mirëpresim mesazhet tuaja.
Me respekt
PRAK Kosova
- 383 49 946 201
info@prak-kosova.org