Vedat Muriqi në sezonin e ri do të mbrojë ngjyrat e klubit italian Lazio.
Sipas gazetarit turk, Ahmet Selim, Fenerbahçe dhe Lazio janë pajtuar pasi që klubi italian ka rritur ofertën duke e çuar atë në 20 milionë, transmeton Klan Kosova.
“Pres zhvillime rreth këtij transferimi me një pako prej 20 milionësh përfshirë bonuset. Ky transferim ka arritur në fazën finale” është shprehur ai.
Muriqi ka shkëlqyer në Ligën Turke deri tash si dhe ne fanellën e Kombëtares së Kosovës.