Me rastin e 22 vjetorit të rënies së Dëshmorit të kombit, Remzi Ademaj – Komandant Petriti ,Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës organizoi aktivitete përkujtimore ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka,kryesuesi Sulltan Badallaj dhe familjarë e ish luftëtarë.Me këtë rast kryetar Haskuka ,tha se gjaku I dëshmorëve është bazamenti I kësaj lirie”taha per Rtv “Besa”.
Isa Berisha në emër të shoqatave të dala nga lufta edhe njëherë tha se Remzi Ademaj në emër të familjes kemi filluar për herë të dytë të organizohet ky pervjetor dhe sot e 22 vite kur komandant Petriti ra për të mos vdekur kurr,
Në emër të familjes I vëllau Hamit Ademaj falenderoi orgnizatorët të komandant dhe vëllaut të ti duke filluar nga kryetari e deri tek ish bashkluftëtarët
Kurse për Rtv” Besa” edhe bashkëshortja e komandant Remzi Ademaj Hamidija evokoi pjesë të jetës se sajë me komandantin.
Homazhe u organizua edhe tek vendi i rënies në Nashec si dhe tek monumenti i Lirisë
Përderisa ne shën nderimi u organizuar edhe dhënia vullnetare e gjakut në repartin e transfuzionit të gjakut në Spitalin Rajonal të Prizrenit.